Gjobiten 3 pika derivatesh për mosrespektim të çmimit

Inspektorati i Tregut (MINT) në bashkëpunim me inspektorët e tregut në nivel komunal si dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, sot kanë inspektuar pikat e karburanteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë inspektimeve të realizuara nga inspektorët e tregut të MINT në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, ka rezultuar që nga 22 pika të karburantit të inspektuara, te 19 Operatorë Ekonomikë është konstatuar që janë duke respektuar çmimet maksimale të lejuar, kurse 3 Operatorë Ekonomikë nuk kanë respektuar përcaktimin e çmimeve, prandaj të njejtët janë urdhëruar që menjëherë të rregullojnë çmimet sipas njoftimit të MINT dhe ndaj tyre janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) me hyrjen në fuqi të U/A Nr.03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtjëse, ka filluar me publikimin e njoftimeve ditore të çmimeve maksimale të lejuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./21Media

Back to top button