Ursula von der Leyen takohet me Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u prit në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Von der Leyen së bashku me Kurtin pas këtij takimi pritet ta vizitojnë Kopshtin “Cicërimat” të financuar nga BE ku edhe mbajnë konferencën e përbashkët për media.
Para takimit me Kurtin, Von der Leyen u takua edhe me Presidenten Vjosa Osmanin.
Ursula von der Leyen është në një vizitë në Ballkanin Perëndimor. Ajo të martën ka qëndruar për vizitë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore./21Media 

Back to top button