Gjobiten disa lokale në Mitrovicë, nuk respektuan masat kundër Covid-19

 

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektorët e AVUK-ut kanë ndërmarrë aksion në lokalet e gastronomisë, për zbatimin e masave kundër virusit COVID -19 dhe respektimin e distancës fizike.

Me këtë rast, gjatë aksionit të sontëm janë gjobitur dhe mbyllur disa lokale të gastronomisë të cilat nuk i’u kanë përfilluar rregullave të lartëpërmendura, në bazë të udhëzimeve të institucioneve shëndetësore.

Aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që të arrihet vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse janë vitale për ruajtjen e shëndetit.

Nga COVID- 19 vetëm në Mitrovicë kanë vdekur 26 persona, ndër 724 persona që nga fillimi i pandemisë janë infektuar në këtë komunë. /21Media 

Back to top button