Mbi 11 mijë pacientë me COVID-19 të shëruar në Kosovë

 

Në Kosovë sot janë  regjistruar 70 raste pozitive me Covid-19, derisa janë shëruar 122 persona. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bënë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.566  raste, numri i të shëruarve është gjithsej 11.272. Deri tani në Kosovë nga Covid-19 kanë humbur jetën gjithsej 589 persona.

Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik bënë të ditur se aktualisht janë 2 mijë e 705 raste aktive me koronavirus./21Media 

Back to top button