Gjobiten mbi 700 qytetarë në Kosovë
Policia e Kosovës po vazhdon që t’i gjobisë qytetarët, të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 705 qytetarë, të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19.
Ndërkohë që, numri i vdekjeve dhe rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rënie.
Aktualisht në vend janë 3 mijë e 695 raste aktive me COVID-19.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?