Gjobitet me 500 euro ferizajasi për tejkalim të shpejtësisë

Policia sot ka bërë të ditur se i ka vënë gjobë prej 500 euro një personi me inicialet S.S (38 vjeç), pasi ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, tejkalim të shpejtësisë në rrugën ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’ në Ferizaj, në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 106 km/h.
Pos gjobës, të njëjtit i janë shqiptuar pesë pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse(heqje e patent shoferit).
Sipas Policisë, 38 vjeçari në tërësi e ka pranuar kundërvatjen e shkaktuar.
Ndërkaq, Policia ka bërë apel te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes, pasi veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion./21Media

Back to top button