Gjobitet një biznes në shtëpizat në shesh

200 euro gjobë

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se ka gjobitur njërin nga bizneset që shfrytëzon një prej shtëpizave që janë të vendosura shesh.

Gjoba ka ardh pasi biznesi kishte vendosur pa autorizim katër tavolina më shumë në hapsirën publike në shesh.

“Shfrytëzuesit e shtëpizave nëpër sheshe janë të obliguar ta zbatojnë marrëveshjen që e kanë nënshkruar me Komunën. Nuk mund të vendosin më shumë tavolina sesa ju takon, dhe duhet t’i mirëmbajnë ato!”, ka njoftuar Tahiri.

Shuma e gjobës është 200 euro./21Media

Back to top button