Putin e Zelensky pajtohen për armëpushim

Rusia e Ukraina arrijnë marrëveshje

Ukraina dhe Rusia janë pajtuar të zbatojnë një armëpushim “të plotë dhe gjithëpërfshirës” në lindje të Ukrainës para fundit të vitit 2019, pas bisedimeve të nivelit të lartë mes dy vendeve.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky u takuan për herë të parë – ballë për ballë – në Paris.

“Palët angazhohen për një zbatim të plotë dhe gjithëpërfshirës të armëpushimit, përmes zbatimit të të gjitha masave të nevojshme të mbështetjes së armëpushimit, para fundit të vitit 2019”, thuhet në komunikatën pas takimit.

Luftimet forcave të qeverisë ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia kanë shkaktuar vdekjen e rreth 13.000 njerëzve, gjatë një periudhe pesë vjeçare të luftimeve.

Bisedimet u ndërmjetësuan nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Putin dhe Zelenskey u pajtuan poashtu, të shkëmbejnë të gjithë të burgosurit e mbetur nga konflikti në lindje të Ukrainës, deri në fund të vitit./21Media

Back to top button