Gjobitet Vetëvendosje

 

Komuna e Prishtinës ka dënuar me 2000 euro gjobë Lëvizjen Vetëvendosje për shkeljen e masvae anti-covid.

Inspeksioni i Komunës vlerëson se Vetëvendosje shkeli masat mbrëmë gjatë organizmit të tubimit zgjedhor në afërsi të stadiut “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Askush mbi ligjin!Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemise.2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë!”, ka shkruar në /facebook drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Prishtinë./21Media

Back to top button