Gjokoviq: Sakrifikoj trofe nëse më thonë ta marrë vaksinën

Novak Djokovic ka thënë se më mirë do të humbiste trofetë e ardhshëm sesa të detyrohej të merrte një vaksinë kundër antiCovid.
Ai tha se nuk duhet të lidhet me lëvizjen antivaksinë, por të mbështesë të drejtën e një individi për të zgjedhur.
Gjokoviq u pyet nëse ai do të sakrifikonte pjesëmarrjen në gara të tilla si Wimbledon dhe French Open lidhur me qëndrimin e tij ndaj vaksinës.
“Po, ky është çmimi që unë jam i gatshëm të paguaj,” tha ai.
20 herë fituesi i Grand Slam-it u deportua nga Australia muajin e kaluar pasi qeveria ia anuloi vizën me radhë për statusin e tij të vaksinës.
Gjokoviq, i cili është tenisti numër një në botë për meshkuj, tha se ai kishte marrë një përjashtim mjekësor për të hyrë në vend për të luajtur në Australian Open pasi ishte shëruar së fundmi nga Covid-19.
Megjithatë, ministri i imigracionit të vendit, Alex Hawke, i anuloi personalisht vizën 34-vjeçarit, me arsyetimin se prania e tij mund të nxiste “trazira civile” dhe të nxiste ndjenjën kundër vaksinës.
“Unë kurrë nuk kam qenë kundër vaksinimit, por unë gjithmonë kam mbështetur lirinë për të zgjedhur atë që vendosni në trupin tuaj”, shtoi ai.
Tutje, ai tha se shpresonte se kërkesat e vaksinimit në turne të caktuara do të ndryshonin, duke shtuar se ai shpresonte se “mund të luajë edhe për shumë vite të tjera”.
Por ai gjithashtu konfirmoi se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga shansi për t’u bërë statistikisht tenisti më i madh i të gjitha kohërave. Rivali i Gjokoviq, Rafael Nadal, ka fituar 21 tituj Grand Slam – më së shumti nga çdo konkurrent./21Media

Back to top button