Kriza në Ukrainë, Biden dhe Johnson ende shpresojnë për marrëveshje diplomatike

Udhëheqësit e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë thënë se ende kanë shpresë për një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë, por paralajmërojnë se situata mbetet e brishtë.
Në një telefonatë 40-minutëshe, Joe Biden dhe Boris Johnson ranë dakord që një marrëveshje ishte ende e mundur pavarësisht një kori paralajmërimesh për një veprim të afërt ushtarak rus, transmeton rtv21.tv.
Rusia gjithmonë ka mohuar planet për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se grumbullon më shumë se 100,000 trupa në kufi.
Të hënën, ministri i jashtëm i saj tha se diplomacia ishte “shumë të shteruar”.
Më shumë se një duzinë vendesh u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina dhe SHBA-ja ka thënë se bombardimet ajrore mund të fillojnë “në çdo kohë”.
Por në bisedën e tyre, presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson thanë se mbetej një “dritare vendimtare” për diplomacinë dhe për Rusinë që të tërhiqet nga kërcënimet e saj ndaj Ukrainës, sipas një deklarate të Doëning Street.
“Udhëheqësit theksuan se çdo inkursion i mëtejshëm në Ukrainë do të rezultonte në një krizë të zgjatur për Rusinë, me dëme të gjera si për Rusinë ashtu edhe për botën”, shtohet në deklaratë.
Në një fjalim sfidues drejtuar kombit të hënën, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky shpalli 16 shkurtin – një datë e cituar nga zyrtarët amerikanë si një ditë e mundshme në të cilën Rusia mund të sulmonte – një “ditë uniteti” dhe vlerësoi forcën e ushtrisë ukrainase./21Media

Back to top button