“BQK-ja është bërë strehë e militantëve të Kurtit”

Sekretari organizativ në PDK, Betim Gjoshi, ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) është shndërruar në një strehë të militantëve të kryeministrit, Albin Kurti.

Ai ka thënë se prej fundit të vitit të kaluar, BQK-ja ka vepruar me urdhra politik që sipas tij, i shërbejnë agjendës politike të partisë në pushtet.

“Banka Qendrore e Kosovës, më së paku është e Kosovës, por një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike. Prej fundit të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë janarit e deri më tani në shkurt, BQK ka vepruar me urdhëra politikë që i shërben agjendës politike të një partisë në pushtet. BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhërit politik të Albin Kurtit”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.

Ai ka thënë se pavarësia e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Republikës së Kosovës “që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën”.

Back to top button