Hill: Amerika ka qenë e qartë për brengën rreth synimit të ndalimit të dinarit në Kosovë

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se qeveria amerikane ka qenë shumë e qartë rreth brengës së saj për synimin e ndalimit të përdorimit të dinarit në Kosovë.

Kur është pyetur për vendimin e Qeverisë së Kosovës që zbatimi i rregullores së re të BQK-së të bëhet me një periudhë transitore, ambasadori ka thënë se nuk dëshiron që të lëshohet në detaje lidhur me atë që aktualisht ndodh në Kosovë. Sipas tij duhet që të ketë përmirësim të marrëdhënies në mes të Prishtinës dhe Beogradit “që do të thotë të arrihet normalizimi”.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje përmes dialogut që marrëdhëniet të normalizohen dhe pastaj do të shohim”, ka thënë Hill për “Tanjug”.

Hill megjithëse ka theksuar se nuk dëshiron që të përfshihet në procesin e dialogut dhe që atë ia lë ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak, ai përmend që në këtë proces ka probleme, si dinari, që shton se duhet të zgjidhet në dialog./21Media

Back to top button