Gjuajtën me armë në aheng arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Istog pasi që dyshohet se kanë shtënë me armë në një aheng.

“Me datё 10.08.2023, nё disa portale ishin postuar video incizime, nё tё cilat shihen dyqytetar tё cilët ishin duke shtёnё me armё zjarri nё njё aheng.Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё marrё masat enevojshme dhe kanё identifikuar lokacionin nё tё cilin ёshtё shtёnё me armё zjarri.
Nё vendin e ngjarjёs janё arrestuar tё dyshuarit:• L.M. i lindur me 1999 D.O. i lindur me 1994”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatё bastisjes e cila ёshtё kryer me pëlqimin e personave tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar:Njё (1) Armё e gjatё AK-47, Dy (2) karikator tё AK-47, Njё (1) Armё pistoletё (me gas) Gap cal: 9mm, Njё (1) karikator i sё njejtёs armё.

“Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit
i dyshuari nr.1 ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari nr.2 ёshtё liruar, rasti
cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve” dhe “ përdorim i armёs apo
mjeteve tё rrezikshme.”, njofton policia./21Media

Back to top button