Bayern Munich-Eintracht Frankfurt, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 15:30 stadiumi “Signal Iduna Park” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Bayern Munichut dhe Eintracht Frankfurtit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 31 të Bundesligas.

Në xhiron e fundit në kampionatin gjerman, Bayerni e mposhti 5:1 skuadrën e Union Berlinit, kurse Eintracht Frankfurti fitoi 3:1 kundër Augsburgut.

Momentalisht, Bayerni zë vendin e dytë në tabelë me 66 pikë të arkëtuara, krahas Eintrachtit që renditet në vendin e gjashtë me 45 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Bayerni mungojnë Boey, Buchmann, Coman, Gnabry, Marusic, Sane, Sarr dhe Upamecano, kurse te Eintrachti nuk do të paraqiten Chaibi, Kalajdzic, Loune, Nacho dhe Rode.

Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Mazraoui, Dier, de Ligt, Kimmich; Goretzka, Laimer; Guerreiro, Choupo-Moting, Muller; Kane

Eintracht Frankfurt (3-4-2-1): Trapp; Tuta, Koch, Pacho; Buta, Skhiri, Gotze, Dina Ebimbe; Marmoush, Knauff; Ekitike

Back to top button