Gjuajti me kallashnikov në mes të autostradës, identifikohet dhe shpallet në kërkim dasmori 21 vjeçar

Policia e Kurbinit ka identifikuar 21-vjeçarin që ka qëlluar me kallashnikov në ajër nga automjeti në ecje, gjatë një ceremonie dasme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe më pas e postoi videon në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Tafaj, i cili ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti, në ceremoninë e dasmës së kushëririt të tij, shtetasit M. T, më datën 15.08.2021 dhe pas disa ditësh e ka postuar videon në rrjetet sociale.
Raportohet se policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov me krehër me fishekë, me të cilën dyshohet të jetë qëlluar.
Qëlloi me kallashnikov në mes të autostradës në
Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi M.T., 30 vjeç, banues në Fushë Gjormë, Kurbin, kushëriri i autorit të dyshuar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”./oranews

Back to top button