​Gjuajtje me armë në mes dy grupeve në Gjakovë

Mbrëmë pas një mosmarrëveshje dy grupe janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar: E. B., i lindur në vitin 1995, mbi dyshimin se i njëjti ishte i përfshirë në këtë incident.

Sipas Policisë, i dyshuari në fjalë, sot është vetë dorëzuar në polici dhe po ashtu ka dorëzuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

I dyshuari është interivistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në drejtim të arrestimit edhe të tre të dyshuarve të tjerë./21Media

Back to top button