Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje

Gjuajtje me armë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në lagjen Mati në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Mati, në Prishtinë.
në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë arrestuar personin e dyshuar: -I, S, mashkull, i cili kishte shtënë në një aheng familjar. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore. “, tha ajo.
Ajo po ashtu ka bërë apel që qytetarët të iu shmangen veprimeve të tilla.
“Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie.
Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident.”, përfundoi Ahmeti.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?