Gjuajtje me armë në Prishtinë

Sot rreth orës 18:15 është raportuar për gjuajte me armë zjarri mes dy personave në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë. Për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se tashmë Policia ka dal në vend të ngjarjes, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.
“Rreth orë 18:15 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet për shkrepje arme mes dy personash”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me fokus identifikimin e të dyshuarve./21Media 

Back to top button