Osmani vlerëson punën e ambientalistëve vullnetarë

 
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me vullnetarët e projektit “OJQ Toka”.
Osmani, ka vlerësuar angazhimin e vullnetarëve, duke thënë se puna e tyre ka ndryshuar shumë jetë për të mirë. Sipas saj, vullnetarizmi është sinonim i punës për të cilën nuk aplikohet kompensimi financiar, por kompensimi për këtë punë vjen përherë në trajta e mënyra që shpesh as nuk i kemi menduar apo ëndërruar.
“Takim shumë i vlefshëm sot me super vullnetarët në kuadër të projektit të OJQ TOKA. E admiroj përkushtimin, botëkuptimin, dhe angazhimin e këtyre vullnetarëve. Puna e tyre ka ndryshuar shumë jetë për të mirë”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button