Gjuajtje me armë, Policia intervenoi dy herë në një aheng familjar në Prizren

Policia në Prizren dje rreth orës 10:22 ka pranuar informacione se në një aheng familjar, në lagjen “Bajram Curri”, ka pasur gjuajtje me armë zjarri.
Patrulla policore ka shkuar në vendngjarje dhe kanë hasur në një person me armë në brez, pistoletë me gaz.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në drejtim të stacionit për intervistim. Arma është sekuestruar dhe i dyshuari me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt.
Në njoftim e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në të njëjtin aheng familjar më vonë rreth orës 15:30 përsëri është marrë informacion se ka gjuajtje me armë zjarri.
Policia përsëri ka shkuar në vendngjarje, dhe aty ka identifikuar një të dyshuar dhe është gjet një armë-pistoletë.
Arma është sekuestruar dhe i dyshuari me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë.
Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”./21Media

Back to top button