Gjuajtje me armë zjarri në Jezerc të Ferizajt

Dy persona janë shoqëruar në polici nën dyshimet për gjuajtje me armë zjarri në drejtim të pyllit në Jezerc të Ferizajt.
Rasti ka ndodhur dje pas orës 17:00, ndërsa policia rastin e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy meshkuj të panjohur kishin shtënë me armë zjarrit në drejtim të pyllit dhe më pas janë larguar me vetura. Lidhur me rastin janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media
 

Back to top button