Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, dyshohet për një të plagosur

Një person dyshohet se është plagosur sot në fshatin Penuhë të Podujevës. Ljamin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka informuar se bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet për një person të plagosur, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth  orës 16:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.”, ka informuar Borovci.
Sipas policisë, aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./21Media

Back to top button