Gjuha nxitëse në fushatë zgjedhore, kërkohet përmbajtje e partive dhe përfshirje më aktive e Prokurorisë dhe e Policisë

Gjuha nxitëse dhe e urrejtjes e nisur që prej më shumë se dy javësh mbrëmë kulmoi më një incident në një tubim të partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, në Skënderaj.
Përplasjet rreth këtij incidenti vazhduan edhe sot kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu akuzoi nënkryetarin e Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, se personalisht ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë fushatës së djeshme në Skenderaj.
“Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin. Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur Kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyet Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komanduar huliganët e tu, para se të nisesh si i frustruar”
Lidhur me akuzat e Haxhiu, RTV21 kontaktoi me Sami Lushtakun por i njëjti ishte i paqasshëm.
Por përfaqësues të Komunës së Skenderajt, i kanë mohuar akuzat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhi, duke i cilësuar si shpifje.
“Besoj shtabi zgjedhor i degës së PDK-së do të dal së shpejti me një reagim, por gjithçka është e pavërtetë”, tha për rtv21 Amir Lushtaku, zëdhënës i Komunës së Skënderajt.
Në Koalicionin e organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” vlerësojnë se incidentet e tilla janë pasojë e gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes të përdorur nga partitë politike.
Sipas Violeta Haxhollit nga DnV-ja, incidentet si ai mbrëmshmi dëmtojnë procesin zgjedhor për çka i bëhet thirrje institucioneve të sigurisë për përfshirje me aktive raste të tilla të fushatës.
“Kjo dje u reflektua edhe me një incident ne Skenderaj. Prandaj si dnv u kemi bere thirrje vazhdimisht partive politike te përmbahen nga përdorimi i gjuhës nxitëse dhe te urrejtje sepse kjo automatikisht reflektohet te përkrahësit dhe mukutantere e partive qe mund te coje ne incidente si ai i mbrëmshmi prandaj përgjegjësinë kryesore për këto lloj zhvillime e mbajne partitë politike dhe ato duhet tu bëjnë thirrje anetareve kanfidateve te shnangin gjuhën e tillë, akte të cilat dënohen me legjislacionin ne fuqi pervec partive politike një rol shume te rëndësishëm mudn ta luajne edhe institucionet e drejtësisë policia dhe prokuroria duhet te përfshihen me aktivisht. Duke paralajmëruara qytetarët qe cdo veprim i cili bie ndesh me legji vendor mund te ndëshkohet”, tha Haxholli.
Edhe ish-kryetari i KQZ-së, profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Mzllum Baraliu, vlerëson se incidentet e tilla tregojnë një përkeqësim të situatës në këtë periudhë të fushatës zgjedhore.
“Si një acarin përkeqësim ose agravim i gjendjes gjithnjë nga fundi duke shkuar po shohim sjellje dhe incidente te tilla që paraqesin shkelje klasike dhe flagrante te rregullave të kqz-së rregullores se saj për fushatë dhe dispozitat e legjislacionit ne fuqi. Organet kompetente pa marre parasysh për kë bëhet fjalë që të ndërmerren menjëherë masat ligjore dhe te sanksionohen me gjoba e dënime….
Në tubimin e mbrëmshëm të LVV në Skenderaj, disa qytetarë kanë hedhur mjete piroteknike, derisa kanë ndërhyrë zyrtarët policorë./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?