Gjukanoviq: Qëllimi i ‘Ballkanit të Hapur’ është zhdukja e Kosovës

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka komentuar projektin “Ballkani i Hapur” duke thënë se është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së.
Sipas Gjukanoviq, qëllimi i autorëve të idesë së Ballkanit të Hapur është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, raporton Vijesti.
“Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk e shohin as demokracinë multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, gjithçka fillon tradicionalisht nga ajo serbe kësaj radhe ‘botën serbe’ dhe ajo vazhdon automatikisht me të njëjtat veprime të mëdha shtetërore”, ka thënë Gjukanoviq.
I pyetur për të komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili pas vizitës së tij në Beograd deklaroi se me atë “vizitë historike” arriti të “rivendos” marrëdhëniet mes dy vendeve, Gjukanoviq ka thënë “nëse një, çdo vizitë, mund të rivendosë marrëdhëniet e kontaminuara për gati dy shekuj”.
Sipas tij, Serbia ka pasur një “rol hegjemonik” në Ballkanin Perëndimor për dy shekuj.
“Roli është i mbështjellë në mënyrë transparente në shqetësimin e Beogradit zyrtar për kërcënimin e serbëve në rajon”, ka thënë ai.
Takimi i fundit për nisën rajonale “Ballkani i hapur”, është mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 8 qershor 2022.
Përveç Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në këtë samit për herë të parë pati marrë pjesë edhe Mali i Zi.
Pjesë e këtij samiti nuk ka qenë Kosova, e cila e ka refuzuar në vazhdimësi ftesën për pjesëmarrje në këtë nismë./kallxo

Back to top button