Avdullah Hoti në Washington: Do të takoj kongresistë e senatorë

Ish-kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se do të udhëtojë për në Washington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan së bashku me disa kolegë deputetë.
“Sot, me disa kolegë deputetë, udhëtoj për Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan — një ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga shumë vende të botës. Gjatë tri ditëve të qëndrimit në Uashington do të takoj kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga ShBA-ja dhe vende të ndryshme”, ka shkruar Hoti./21Media 

Back to top button