Gjykata i cakton avokat të ri Gruevskit
Avokati shqiptar, Mehmet Seferi ka një detyrë të re në Maqedoni
Atij iu caktua sot që të mbrojë njeriun më të kërkuar në shtet, ish-kryeministrin Nikola Gruevski.
Detyrën thotë që e pranoj me dëshirë dhe vullnet të lirë.
“Nga ana e kryetarit të gjykatës sot mora edhe vendimin që jam edhe avokat zyrtar i angazhuar për personin TNT. Unë personalisht jam pak informuar pak për rastin, por në periudhën e ardhshme do të kërkoj nga gjykata të më dorëzojnë materiale në lidhje me rastin për mbrojtjen e personit, tha Mehmet Seferi, avokat i Nikolla Gruvskit .
Ish-kryeministri, Nikola Gruevski ka mbetur pa mbrojtje ligjore gati dy javë, prej se ekipi i tij ligjor dha dorëheqje nga detyra.
Gruevski prej 11 nëntori ka ikur nga radari i shtetit, ndërsa më 13 nëntor u lajmërua përmes Facebook-ut se është në Budapest dhe se ka kërkuar azil.
Avokati i tij i ri, Mehmet Seferi, thotë të mos ketë pasur ende kurrëfar komunikimi me klientin që ia caktoj gjyqi.
“Jo jo, unë nga ana e gjyqit kam marr vendimin dhe deri më tash nuk kam komunikuar” , tha Mehmet Seferi, avokat i Nikolla Gruvskit .
Gjykata Themelore Shkupi 1, i ka caktuar detyrën e re Mehmet Seferit për lëndën “TNT”, e cila lidhet me rrënimin e qëllimshëm të kompleksit ose kampusit studentor “Kosmos” me pronar Fiat Canoski.
I biri i të dëmtuarit, Sefer Canoski sot u paraqit në gjykatë për të dëshmuar.
Ai tha në gjykatë, se urdhri për rrënimin e “Kosmosit” e ka dhënë vet Nikola Gruevski.
Madje, Canoski thotë se për ta ndal rrënimin e objektit të tij, ka kontaktuar edhe më kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferrin.
“Para se të vish, unë u dëgjova me Gruevskin. Rrënimi po bëhet për shkak se baba yt e lëshoj koalicionin me VMRO-DPMNE dhe shkoj tek LSDM-ja, dhe nuk erdhi në koalicion me BDI-në”, ka dëshmuar Canoski në gjyq t’i ketë thënë Ali Ahmeti.
I dëmtuari Canovski, para disa vjet rastin e dërgoi në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, dhe ka fituar rastin, por shteti i Maqedonisë ende nuk e ka dëmshpërblyer.
Ish-kryeministri Gruevski, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë për rrënimin e objektit “Kosmos” në vitin 2011, bashkë me ish-ministrin e transportit Mile Janakievski dhe Toni Trajkovskin ish-kryetarin e Gazi Babës./TV21