Ligji për gjuhët dhe ndryshimet kushtetuese, Xhaferi: Së shpejti në Gazetën zyrtare, unë do i nënshkruaj

Xhaferi: Këtë detyrë është dashur ta kryej presidenti i vendit

Ligjet të cilat vendosi të mos i nënshkruaj presidenti Ivanov, do t’i nënshkruaj unë vetë, kështu u shpreh kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Ai tha se vizë për në Gazetën zyrtare do të marrë edhe ligji për gjuhët, ndërsa kjo do të ndodhë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat priten të përfundojnë deri më 15 janar.

“Bashkërisht kam thënë se të dyja me kohë do të shkojnë në Gazetën zyrtare, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Kreu i kuvendit thotë se këtë detyrë është dashur ta kryej presidenti i vendit sepse është detyrim i tij.

“Nuk kam nevojë të merrem vesh me askënd sa i përket kompetencave të institucioneve. Ivanov ka pasur për obligim ta bëjë atë, dhe nuk e ka bërë, që besoj se kjo çështje është konsumuar. Dhe normal kjo do të shkojë në atë mënyrë, që vullneti i Kuvendit të mos cenohet, dhe kjo do të realizohet. Do të ndodhë. Ajo tashmë ka nënshkrim. Ai është vendim i imi, , tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Për mos dekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore, ka hapur procedurë kundër presidentit, Gjorge Ivanov, i cili do hetohet për shkelje të kushtetutës./TV21

 

Back to top button