Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar.

Sipas njoftimit të Gjykatës, të pandehurit L.G i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji duke filluar prej datës 21 tetor 2020 deri më 20 nëntor 2020.

“Të pandehurit L.G i është caktuar masa e paraburgimit, pasi që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë, mund të pengon rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitar dhe bashkëpjesëmarrës tjerë, andaj caktimi i masës së paraburgimit për të pandehurin L.G është masë adekuate për sigurimin e pranisë së tij në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

I pandehuri L.G dyshohet se me datë 09 tetor 2020 në cilësinë e personit zyrtar ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke realizuar transaksione në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro 90 cent në adresë të një kompanie, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Palët kanë të drejtën e këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media