Rikthehet paniku në Gjermani

 

Përderisa në fillim të pandemisë në Kosovë kërkohej nga qytetarët mielli dhe gjërat ushqimore, në Gjermani kërkohej letra higjienike dhe dezinfektuesit. Kjo kërkesë është rikthyer në Gjermani. Zyra e Statistikave të Gjermanisë ka thënë se shitjet e letrës higjienike dezinfektuesve dhe sapunëve janë duke shënuar sërish rritje, teksa shteti po përballet me rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19.

“Vlerësimi ynë tregon rritjen e shitjeve të letrës higjienike, dezinfektuesve dhe sapunit”, ka thënë kjo Zyrë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Në sfondin e rritjes së infeksioneve Covid-19 në Gjermani, kërkesa për produkte të zgjedhura higjienike dhe ushqime është rritur ndjeshëm në disa raste. Siç tregon një vlerësim i veçantë i të dhënave eksperimentale nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis), shitjet e letrës higjienike në javën e 42-të kalendarike nga 12 në 17 tetor 2020 ishin pothuajse dy herë më të larta (+ 89,9%). Shitjet e dezinfektuesve në javën e 42-të kalendarike ishin gati tre të katërtat (+ 72.5%) dhe ajo e sapunit gati dy të tretat (+ 62.3%) mbi mesataren e para krizës, transmeton rtv21.tv.

Gjermania ka qenë më e sukesshme në luftimin e koronavirusit sesa shumë shtete tjera evropiane, përfshirë Britaninë dhe Francë, mirëpo numrat edhe atje po rriten me ritëm të shpejtë javëve të fundit.

Ky shtet ka raportuar të enjten për 11 mijë e 287 raste të reja me koronavirus, duke tejkaluar rekordin ditor prej 7 mijë e 830 rasteve më 16 tetor.

Të paktën 392 mijë e 49 persona janë infektuar në Gjermani, prej kur ka shpërthyer koronavirusi në këtë shtet. Prej tyre, 9 mijë e 905 persona kanë vdekur./21Media

Back to top button