Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smaj Latifi, ka bërë të ditur se ka filluar ekzekutimi i pagesave për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, për periudhën janar-qershor në këtë komunë.

Lajmin kryetari e bëri të ditur në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se pagesa dhe transferimi i mjeteve financiare për fermerë pritet të bëhet deri në fund të kësaj jave.

Ashtu siç edhe jeni njoftuar paraprakisht me vendimin tim si Kryetar komune janë formuar edhe komisionet për vlerësimin e këtyre dëmeve, anëtarët e të cilëve i falënderoj për punën dhe angazhimin në afat rekord si dhe hartimin e një raporti profesional nga ana e drejtorisë së bujqësisë, në mënyrë që procedura e ekzekutimit të pagesave për dëme të fillonte sa më shpejtë që të ishte e mundur. Pagesa dhe transferimi i mjeteve financiare për fermerë pritet të bëhet deri në fund të kësaj jave. Falënderojmë Qeverinë e Kosovës dhe Ministrin e MBPZHR, Besian Mustafa për ndihmesën e fermerëve të komunës së Rahovecit, duke shpresuar se 25% i pagesës së vlerës nga dëmet e shkaktuara të ekzekutohet në kohë rekorde“, ka shkruar Latifi./21Media