Gjykata në Durrës lë në burg për afat të pa caktuar tre të rinjtë për vrasjen e babait të tyre
Tre fëmijët që morën pjesë në vrasjen e të atit, Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit kanë dalë sot para gjykatës.
Fillimisht ka qenë vajza e familjes, Hygerta Meta ajo që ka marrë përsipër autorësinë e krimit, por më vonë, rezultoi se ka qenë vëllai i saj i madh Hysen Meta ai që kreu qitjen.
Ndërkohë dali i madh, Hysen Meta ka ndryshuar qëndrim duke thënë se nuk e ka vrarë ai babain e tij, por motra e vogël.
“Nuk e kam bërë unë. Te flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe kam parë që motra e vogël ka qëlluar babain. Donte ta drejtonte me zor babai. Nuk kam pasur marrëdhënie të mira. Kam qenë i hutuar. Na ka ardhur keq për këtë që i ndodhi babait”, është shprehur Hyseni, dali i madh.
Amarildoja, djali i vogël: Kam shkuar në shtëpi në 6 pasdite më 10 shkurt dhe më tha mami që kishin vrarë babin. Pastaj nisëm të fshihnim gjurmët. Nuk e vrava, por motra.
Hygerta Meta në dëshminë para gjykatës në lidhje me vrasjen e të atit. Ajo është shfaqur e penduar si dhe ka treguar detaje nga ngjarja.
“Të enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për herë te dytë fejesën. Të shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë, u shtri dhe mora armën dhe ia tregova, por ai nuk u befasua. E qëllova! I thashë çohu në këmbë, më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg, në dhomë të ndenjes. Arma ishte në sirtar në dhomën e gjumit. Jam penduar, por s’ka kthim”, tha ajo.
“Në 13 Shkurt Hysen Meta ka denoncuar se babai është larguar dhe nuk është kthyer prej datës 10. Mjeti është gjetur në zonën e pishave pranë fshatit Rinia. Në të nuk janë gjetur gjurmë. Në kroskot u gjeten dokumentet e makinës. Hygerta Meta deklaroi në polici se e ka vrare ajo babanë. Në trup u gjetën tre plagë me armë zjarri. Ne divan u gjet një gëzhojë në sirtarin.
U ripyet Hygerta e cila deklaroi se krimin e kreu vëllai. Ajo tha se ka qenë ajo që e ka lidhur kufomën. Kane qenë në banesë Hygerta dhe vëllai, Hyseni e ka qëlluar me katër plumba.
Me pas dy vëllezërit e kanë varrosur në kasolle. Me pas dy djemtë e kane marrë mjetin e kanë lënë në zonën e pishave në Fshat Rinia. Kërkojmë mase sigurie arrest me burg. Kërkojmë vlerësim të ligjshëm të arrestit në flagrancë”, është shprehur prokurorja e çështjes.
Avokatja e Hygertës dhe Amarildos kërkoi masë më të butë për Hygertën pavarësisht ndryshimit të qëndrimeve të saj derisa të përcaktohet vepra penale ndaj saj. Edhe për Amarildon masë më të butë pasi nuk ka qenë prezent dhe pse ka bashkëpunuar më pas.
Ata tashmë akuzohen për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Fshehje dhe asgjesim të kufomës të kryer në bashkëpunim./oranews