Gjykata: Nuk pezullohen pensionet e veteranëve
Refuzoi kërkesën e Prokurorisë – nuk pezulloi pensionet për 19.500 veteranë
Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për kërkesën e Prokurorisë, lidhur me pezullimin e përkohshëm të pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë të luftës. Themelorja e refuzoi këtë kërkesë të Prokurorisë deri në përfundimin e procedurës penale.
Lajmin për RTV21 e konfirmoi avokati i Agim Çekut, Ramë Gashi./21Media