Gjykata: Rusia është përgjegjëse për vdekjen Litvinenko-s

Gjykata Europiane për të Drejta të Njeriut i dha një goditje të fortë Rusisë me vendimin e saj të fundit, i cili bën shtetin përgjegjës për vrasjen e ish-zyrtarit rus të sigurisë, Alexander Litvinenko në vitin 2006.
Litvinenko, që kishte dalë kundër eprorëve të tij të shërbimit sekret rus, FSB duke i akuzuar publikisht se kishin urdhëruar vrasjen e oligarkut Boris Berezovski, vdiq në Londër pas helmimit me izotopin e rrallë radioaktiv, Polonium 210.
“Rusia ka qenë përgjegjëse për vrasjen e Alexander Litvinenko në Mbretëri të Bashkuar”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Moska nuk e ka pranuar asnjëherë përfshirjen në vdekjen e ish-agjentit.
43 vjecari ishte kritik i hapur i presidentit Vladimir Putin. Ai ishte larguar nga Rusia drejt Britanisë ku jetoi rreth 6 vjet përpara se te helmohej në Hotelin Millennium në Londër me çaj jeshil të përzier me një izotop të rrallë radioaktiv.
Sipas hetimeve britanike të vitit 2016, Putini mund të ketë miratuar një operacion të inteligjencës për ta vrarë Litvinenkon.
Litvinenko u sëmur më 1 nëntor të vitit 2006 dhe ndërroi jete disa ditë më vonë.

Back to top button