Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjykata Speciale bastis banesën e ish-këshilltarit të Thaçit

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë bastisur të mërkurën banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi.
Lidhur me rastin portalin rtv21.tv ka provuar të kontaktojë me vet Behramajn si dhe me avokatin e tij Artan Çerkini por ende nuk ka marrë përgjigje nga ta.
Ish-këshilltari tjetër i Thaçit, Artan Behrami, e ka cilësuar këtë bastisje si “skandal të paprecedent”.
“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bënë nder Prokurorisë Speciale!” ka shkruar ai në Facebook.
Ish presidenti Thaçi po akuzohet nga Specialja për krime lufte./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button