Gjykata Supreme vendosi për ankesat e subjekteve

Pranohen dy ankesa, hidhen poshtë dy të tjera

Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke i pranuar dy ankesa si të bazuara dhe duke hedhur poshtë tri të tjera.

Ankesa e Jollxhi Shalës nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia është pranuar si e bazuar. Ankesa e kandidatit për deputet Vehbi Imeri nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, është pranuar si e bazuar. Ndërsa, është refuzuar si e pabazuar ankesa e Slavko Simic nga Lista Serbe  dhe ankesat e kandidatëve për deputetë, Fadil Aliu, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi dhe Besnik Krasniqi.

Ndërkaq, është refuzuar si e pabazë edhe ankesa e kandidates së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Myzejene Selmani./21Media

Back to top button