Uji në Kosovë nuk është kancerogjen

Njoftohet se uji nga Ujësjellësi është i pijshëm

Ministria e Shëndetësisë me përmes një komunikate për media njofton se bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije, të bëra sot më 6 korrik të dhënat laboratorike për parametrat kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, sipas Udhëzimit Administrativ 16/2012.

“Në bazë të parametrave të analizuar, uji nga ujësjellësi është i pijshëm, brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012”, thuhet në njoftim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP)  i siguron qytetarët e Kosovës se ky Institut ka kontrollë të përhershme të cilësisë së ujit për pije si nga sistemet qendrore të furnizimit, ashtu dhe uji i ambalazhuar dhe nuk ka vend për shqetësim.

IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale, duke kërkuar nga organet relevante të avancojë dhe zgjerojë me prioritet spektrin e analizave laboratorike të ujit, ajrit dhe ushqimit.

Ndryshe, dje gazeta italiane  ‘Il fatto quotidiano’’, ka botuar një tekst në të cilin shkruhej se uji në Kosovë është kacerogjen.

Back to top button