Gjykatësi që udhëhoqi rastin kundër Millosheviqit kërkon gjykimin e Putinit për krime lufte

Presidenti rus Vladimir Putin duhet të dalë në gjyq në Ukrainë këtë vit për krime lufte të kryera atje, thotë njeriu që udhëhoqi ndjekjen penale të ish-udhëheqësit serb Slobodan Millosheviq.
Geoffrey Nice i tha BBC-së se Putin është fajtor për sulmet ndaj objektivave civile gjatë luftës.
Avokati britanik shprehu habinë e tij që prokurorët dhe politikanët nuk po e “shkruanin këtë shumë më lirshëm dhe më hapur”.
Geoffrey i përshkroi veprimet e Moskës gjatë pushtimit si “krime kundër njerëzimit” – pasi objektivat civilë po sulmoheshin.
Krimet kundër njerëzimit konsiderohen si ndër veprat më të rënda sipas të ashtuquajturave “rregulla” të luftës .
Këto ligje ndalojnë sulmet ndaj civilëve – ose infrastrukturës jetike për mbijetesën e tyre – dhe janë përcaktuar në traktatet ndërkombëtare si Konventa e Gjenevës.
Për shembull, sulmet e përsëritura të Rusisë në rrjetin energjetik të Ukrainës gjatë dimrit janë përshkruar si krime lufte për shkak të dëmit të shkaktuar ndaj civilëve. Rusia këmbëngul se po godet vetëm objektiva ushtarake.
Trupat e Moskës janë akuzuar nga komuniteti ndërkombëtar për mijëra abuzime që nga pushtimi i tyre në shkallë të plotë të vendit fqinj shkurtin e kaluar.
Prokurori i Përgjithshëm në Kiev thotë se deri më tani janë regjistruar më shumë se 62,000 krime lufte, duke përfshirë vdekjen e më shumë se 450 fëmijëve. BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë këto shifra./21Media

Back to top button