Bulliqi ngushëllon familjen e 28-vjeçarit që vdiq si pasojë e goditjes nga vetura

Personi i cili u godit nga vetura të shtunën në Prishtinë, pas lëndimeve që ka pësuar ka vdekur sot.
Viktima ishte nga Komuna e Podujevës dhe me këtë rast i pari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e 28 vjeçarit.
Bulliqi tha se lajm e ka pikëlluar atë shumë.
“Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike, të bashkëvendasit tonë A.J nga fshati Shajkoc. Në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jupolli, miqtë dhe të gjithë ata që njohën Arbnorin!”, ka shkruar Bulliqi./21Media

Back to top button