Gjykimi ndaj Haki Rugovës kthehet në pikën zero

2 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Ishte marsi i vitit 2018 kur prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova, për vepër penale konflikt interesi. Për 3 vjet gjykata e Pejës nuk ka arritur të përfundojë shqyrtimin gjyqësor ndaj Rugovës.

Ndërsa, tani pas pensionimit të kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Sylë Lokaj, procesi ndaj Rugovës fillon rishtazi.

Seanca e sotme gjyqësore ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së prokurorit Ali Uka, të akuzuarit Haki Rugova dhe mbrojtësit të tij, avokatit Besnik Berisha.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Sami Sharraxhiu, prokurori Uka ka njoftuar gjykatën se nuk ka mundur të jetë prezent për shkak të konferencës vjetore të prokurorëve, që mbahet ditën e sotme. I akuzuari Rugova nuk e ka arsyetuar mosardhjen e tij.

Ndërsa, avokati Berisha e ka njoftuar gjykatën se ka udhëtuar jashtë vendit për shkak të disa obligimeve personale.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet me 26 shkurt.

Aktakuza për konflikt interesi, ndaj të parit të Istogut Haki Rugova erdhi pasi Agjencia Kundër Korrupsionit kishte paraqitur kallëzim penal ndaj tij, kjo pas raportimit të marrë nga BIRN dhe Internews Kosova.

“Agjencia Kundër Korrupsionit më 11 gusht 2017, ka pranuar informacionin nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese ‘BIRN’ dhe ‘Internews Kosova’ ndaj Haki Rugova për shkak të mundësisë së veprës penale konflikt i interesit”, thuhet në arsyetimin e kallëzimit penal të Agjencisë.

Rugova dyshohet se më 1 gusht 2014 në cilësinë e kryetarit të Komunës së Istogut me dashje ka marrë pjesë personalisht në nënshkrimin e kontratës ‘Ndërtimi i Kanalizimit Fekal në Fshatin Cerrcë-Lubozhdë- Faza e Parë”.

Tenderin për ndërtimin e këtij kanalizimi e fitoi “’MA-CON’ sh.p.k, në pronësi të Gani Rugovës (vëllai i Haki Rugovës), në vlerë prej 289,119.85 euro, duke mundësuar kështu interes financiar për të (Haki Rugovën) dhe personin juridik që ka të bëjë me të./kallxo