Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjyshi kthehet “hit” në rrjetet sociale, dhurata unike që u bëri të njëmbëdhjetë nipërve të tij

Sezoni i dhënies së dhuratave dhe një gjysh nga Nju Xhersi vendosi t’i merrte të njëjtat dhurata secilit prej njëmbëdhjetë nipërve të tij, nga mosha 4 deri në 24 vjeç, në madhësi të ndryshme. Kështu ai u dha atyre një pal shapka Crocs, plus një dhuratë të dytë, një varëse me foto e tij.

87-vjeçari Liam Ryan u bë në TikTok një yll dhe përdoruesit që komentojnë: “Ajka e dhuratave”, “Unë do ta vlerësoja këtë dhuratë përgjithmonë. Ky gjysh është shumë i veçantë”.

Një grua shpërtheu në lot duke parë videon dhe komentoi: “Nuk i kam zili kurrë të tjerët, vërtet. Por kur shoh sesi sillen të dashurit me njëri-tjetrin, si e vlerësojnë njëri-tjetrin…”.

Ka pasur të tjerë që u pajtuan me të: “Jam shumë i lumtur për ata që kanë familje të mëdha, të lumtura dhe padyshim të dashura. Kjo është gjithçka që do të doja”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button