Gjysmëfinalja e FA Cup/City me mungesa të dy yjeve në ndeshjen me Liverpoolin

Yjet e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe Kyle Walker nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup të Manchester Cityt kundër Liverpoolit.
Dyshja në fjalë pësuan lëndim në barazimin pa gola mbrëmë kundër Atletico Madridit në “Wanda Metropolitano”, barazim ky që ia siguroi kualifikimin tutje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve skuadrës së Guardiolas.
Pas testeve mjekësore të mëtutjeshme, nuk u përjashtua mundësia që De Bruyne mund t’i mungojë Cityt deri në ndeshjen e gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Kjo gjë nënkupton që ylli belg do të mungojë në dy ndeshjet e Cityt në Premier Ligë kundër Brightonit dhe Watfordit.

Back to top button