Morena me një dedikimin për babain: Jeto gjatë sepse bota ime pa ty nuk ka kuptim

Këngëtarja Morena Taraku ka bërë një dedikim për babain e saj, regjisorin Selami Taraku.
Në InstaStory, këngëtarja ka postuar disa fotografi të babait të saj.
Ai sot feston ditëlindjen dhe me këtë rast një urim i veçantë nga vajza e tij nuk ka munguar.
“Gëzuar ditëlindjen i pari dhe i vetmi im. Nëse pafundësia ekziston, atëherë është mbiemri i dashurisë sonë të sinqert. T’du me krejt qenien njerëzore. Ti je piktura më e bukur që zoti pikturoj e e zbriti në tokë. Jeto gjatë sepse bota ime pa ty nuk ka asnjë kuptim të plotë. Të dua babi”, kështë është shprehur Morena për babain./21Media


 

Back to top button