“Glass Onion: A Knives Out Mystery” së shpejti në kinematë amerikane

Filmi i Rian Johnson “Glass Onion: A Knives Out Mystery” nga data 23 nëntor për një javë do të shfaqet në disa prej kinemave të mëdha amerikane. Ky është filmi i parë i Netflix që do të lansohet në kienema para se të lansohet në këtë shërbim.
Sipas Netflix, disa prej kinemave që do të shfaqin këtë film janë: AMC, Regal dhe Sinemark. Filmi Glass Onion: Knives Out është vazhdimësi e filmit Knives Out të vitit 2019.
Deri më tani, zinxhiri i këtyre kinemave ka refuzuar të planifikojë lansimin e filmave të Netflix. Kjo ngase qarku i kinemave ka refuzuar historikisht të fusë në listë për shfaqje filma të shërbimeve që dalin shpejt. Një problem tjetër është edhe marketingu. Derisa studiot e Hollywood-it janë mësuar të shpenzojnë me miliona dollarë në fushata të promovimeve të filmave, Netflix nuk e bën këtë.
Filmi “Glass Onion Knives Out” është shfaqur premierë muajin e kaluar në festivalin e filmit në Toronto. Në të me role paraqiten Daniel Craig e detektivi Benoit Blanc.
Lansimi i tij më gjerë normalisht do të bëhej në 3000 kinema në Amerikën Veriore, por filmi i Johnson do të shfaqet vetëm në 600 kinema vendore.
Negociata në mes prezantuesve të filmit dhe Netflix-it janë bërë me muaj të tërë rreth filmit “Glass Onion”, këtë për shkak të filmit origjinal Glass Onion, që është realizuar në vitin 2019. Ky film në box office ka fituar mbi $311 milion në mbarë botën.
Edhe regjisori i filmit të ri, Johnson, ka shprehur interesin e tij që ai të shfaqet edhe në kinema.
Sipas tij, ky film është projektuar që të shfaqet para audiencës nëpër kinema.
E ditë më parë, ai tha se është tejet i kënaqur që ky film do të shfaqet edhe për dashamirët e kinemave./21Media

Back to top button