Sekuestrohen mbi 800 kilogramë duhan refuz në Prizren

Mbi 800 kilogramë duhan refuz janë sekuestruar sot në rrugën “Kuksi: në Prizren.
Sekuestrimi i kësaj sasie të duhanit është bërë nga Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, në bazë të urdhëresës verbale nga gjykata për urdhër kontroll.
“në të cilën ka sekuestruar 822 (tetëqindenjëzetëedy) kilogram duhan refuz, 102,000.00 (njëqindedymijë) cigare të llojeve të ndryshme pa banderola dhe një makinë për grirjen e duhanit, të cilat në bazë të vlerësimit nga sektori i Vlerës së Doganave, shmangia nga akciza dhe TVSH arrin vlerën prej 54,867.76 (pesëdhjetëekatërmijëetetqindegjashtëdhjetëeshtatë) Euro.”, thuhet në njoftimin e Prokuorisë./21Media

Back to top button