Godet Arbenita, publikon mesazhet private të Unikkatil

Modelja Arbenita Ismaili së fundmi është në qendër të vëmendjes së mediave rozë, kjo për shkak të ndarjes me reperin Feronit Shabani.

Kësaj radhe modelja ka goditur edhe me një postim tjetër në Instagram, por nuk bëhet fjalë për Feron, është Unikkatil.

Arbenita ka publikuar një mesazh privat që Unikkatil i ka shkruar asaj.

Kujtojmë se Unikkatil kohë më parë kishte pasur një përplasje në distancë me ish bashkëshortin e Arbenitës, Feron.

“Hej. Kam një ide që mund të të clirojë. Dhe me respekt maksimal për privatësinë tënde. Premtoj”, është shprehur ai.

Derisa modelja i është përgjigjur me ironi duke i kërkuar atij që të ia porosis një picë mesatare me kërpudha, e pas këtij mesazhi e ka bllokuar./21Media

Back to top button