Ish kryeministrit Sali Berisha gjykata i cakton masën “detyrim paraqitje”

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim kalimi jashtë vendi për ish-kryeministrin, Sali Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për Korrupsion pasiv, parashikuar në neni 260 i kodit penal, referuar hetimeve për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Më herët, me urdhër të Gjykatës së Posaçme u arrestua dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, raporton vizionplus

Ndalimi i këtij të fundit u bë në Rinas, ndërsa ai është nën hetim për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Gjithashtu është arrestuar ede Fatmir Bektashi, ndërtues dhe bashkëpronar i kullave në këtë kompleks.

Socialisti Taulant Balla, nën cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS ka depozituar në nëntor të vitit 2020 një padi në SPAK për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Të kallëzuarit janë ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë Berisha, përfshi Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.

Back to top button