Godfrey: Ditë e shkëlqyeshme për Kosovën dhe Serbinë

 

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka vlerësuar se sot është ditë e shkëlqyeshme për Kosovën dhe Serbinë.

Godfrey ka publikuar në Twitter agjendën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump saktësisht pjesën e takimeve me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

“Normalizimi ekonomik nënkupton punë për të rinjtë, investime të reja, një ekonomi të qëndrueshme dhe të fortë. Njerëzit në Kosovë dhe Serbi meritojnë një standard më të mirë jetese”, ka shkruar ambasadori Godfrey në Twitter.

Ai gjithashtu ka thënë se i mirëpret përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkim të paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump, takohet të premten në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një ceremoni nënshkrimi me ta, si edhe në një takim trepalësh./21Media

Back to top button