Godfrey e quan lajm të shkëlqyer arritjen e marrëveshjes në Bruksel
Marrëveshjen e arritur për targat mes Kosovës dhe Serbisë këtë të enjte në Bruksel e ka quajtur lajm të shkëlqyer Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey.
Godfrey ka thënë se gjithçka është e mundshme përmes dialogut.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, e ka quajtur lajm të shkëlqyer arritjen e marrëveshjes për targa në mes të Kosovës dhe Serbisë
“Lajm i shkëlqyer! Çdo gjë është e mundur përmes një dialogu serioz dhe të përkushtuar”, ka shkruar Godfrey në Twitter.
Excellent news! Anything is possible through serious and committed dialogue. https://t.co/iq0QnuSaA0
— Ambassador Anthony Godfrey (@usambserbia) September 30, 2021
Në Bruksel sot është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targa pas dy ditësh negociata. Në marrëveshjen e arritur është vendosur që më 2 tetor njësia Speciale e vendosur në Jarinjë e Bërnjak të largohet njëkohësisht me bllokadat në rrugë.
KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.
Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë./21Media