Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat, reagon ambasada amerikane në Prishtinë

I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka thënë se marrëveshja e arritur sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë sjell përfitime për kosovarët dhe serbët.
“Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm. Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka shkruar ai në Twitter.


Marrëveshjen e arritur për targat mes Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur lajm të shkëlqyer edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey./21Media

Back to top button